Elefantët shpëtojnë të voglin e tyre që po mbytej
Një çift elefantësh kanë arritur që të shpëtojnë të voglin e tyre në mënyrë të pabesueshme, duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin. Elefanti i vogël po qëndronte afër një pishine të madhe në Grand Park Zoo në Korean e Jugut me një nga elefantët e rritur kur rrëshqiti dhe ra në ujë. Elefantët u tronditën kur panë që ai nuk po mbante dot gojën dhe noçkën mbi sipërfaqen e ujit. Në këtë mënyrë ata vendosën që të bënin një punë ekipore dhe ta shpëtonin duke u futur në ujë nga fundi i cekët i pishinës. Ata më në fund arritën që ta shpëtojnë.