Elon Musk dëshiron t’i dërgojë në Mars një milion njerëz

Detaje të reja janë zbuluar rreth ambicieve të Elon Musk për të kolonizuar planetin Mars.

Në një sesion të fundit në Reddit, Musk tregoi planet e tij për t’i bërë njerëzit ‘specie shumëplanetare’.

Ai thotë se SpaceX ka në plan që të dërgojë rreth një milion njerëz në Mars brenda 40 ose 100 viteve, transmeton Gazeta Express.

Një ekip prej 12 vetash fillimisht, thotë ai, do të hapnin rrugë për gjithë koloninë duke ndërtuar infrastrukturën e nevojshme dhe stacionet e nevojshme për udhëtime në të ardhmen.

SpaceX ka në plan që të dërgojë anijen Dragon për të hetuar Marsin duke filluar nga viti 2018. Disa anije të tjera më pas, që secila do të mbante 100 njerëz, do të shkonin në planetin e kuq.

Sapo të arrijnë në planet, njerëzit do të jetojnë në ‘kupola gjeodezike’ në sipërfaqen e Marsit, thotë Musk.

SHKARKO APP