Emojit e rrjeteve sociale studiohen në universitete

Në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar studentët po merren me emojit shumë të famshme të rrjeteve sociale.

Universitetet që do të sudiojnë këtë trend të ri me emoji në programin mësimor përfshijnë King’s College London, Edinburgh dhe Cardiff.

Lënda do të përfshijë gjuhën, marketingun, psikologjinë, madje edhe politikën.

Sipas “The Sun”, deputetët nga të gjitha partitë po kthehen në simbolet dixhitale për të kapërcyer mesazhet e tyre parazgjedhore.

Profesor Seargeant, i cili shkroi librin “Revolucioni Emoji” tha që simbolet mund të na mësojnë për të ardhmen e gjuhës, si dhe identitetin e politikën moderne.

Javët e fundit konservatorët kanë përdorur emojin ‘shënjestër’ për të nxjerrë në pah politikat e tyre para Zgjedhjeve të Përgjithshme në datën 12 Dhjetor.

Ata kanë përdorur simbole të ndryshme për të inkurajuar njerëzit të regjistrohen për të votuar.

“Së bashku me memet dhe tregimet në Instagram, ne padyshim jemi duke parë një lëvizje në këto zgjedhje drejt një mënyre më vizuale të komunikimit”, tha profesor Seargeant.

Emoji u shpik 20 vite më parë, ku u përdor kryesisht në Japoni për herë të parë.

Aktualisht janë 3,178 emoji, nga 625 që ishin në vitin 2010.

SHKARKO APP