Eshtë 268 kg: “Doja të haja dhe hëngra”
Një grua obeze që peshon 268 kg ka zbuluar, sesi vdekja e papritur e babait dhe rënia në depresion e nënës së saj e bënë që të konsumonte gjatë gjithë kohës ushqim, derisa u sëmur. Tamy Lyn Murrell ishte një fëmijë me peshë normale, por filloi të kthejë ushqimin për ngushëllim pas vdekjes së babait të saj. Ajo ishte vetëm 8 vjeç kur babai i saj erdhi në shtëpi dhe vdiq nga një atak në zemër në kuzhinë. 45-vjeçarja, duke qenë se ishte fëmijë më e vogël në shtëpi u rrit vetëm me nënën dhe babain. Ndërsa motra e saj ishte 19 vite më e madhe, kurse vëllai 11 vite. Duke u kthyer pas në kohë ajo tregon se nuk ishte një fëmijë si gjithë të tjerët. Duke kujtuar fëmijërinë e hershme Tamy u shpreh se fëmijët talleshin me të, sepse bëhej shumë nervoze dhe belbëzonte. 45-vjeçarja shpjegon se ishte një fëmijë i vogël dhe s’kishte asnjë njeri që të kujdesej për të ndaj filloi duke ngrënë ushqim. “Unë mund të haja çdo gjë që dëshiroja, kur të doja dhe ishte miku im. Ishte mamaja ime, miku im, i dashuri im”, thotë ajo për marrëdhënien e saj alarmuese me ushqimin. “Nuk e di pse e kam bërë këtë. Thjesht doja të haja dhe hëngra”. Ndërsa nëna e saj ishte e shtruar në spital për depresion. Në moshën 18 vjeçare ajo ra në dashuri me bashkëshortin e saj James dhe ngeli shtatzënë. Por tashmë ata nuk janë një çift i dashuruar për shkak të peshës së saj, por janë të detyruar të qëndrojnë bashkë, sepse ai është i vetmi që mund të kujdeset për të dhe djalin e tyre. Por megjithëse dëshiron të ndahet nga bashkëshorti i saj dhe të jetë një nënë e mirë për djalin, Tamy vazhdon që të gjejë ngushëllim tek ushqimi, ndërkohë që mbetet e izoluar nga bota e jashtme. Përveç dhimbjes emocionale që ajo përballet, Tamy gjithashtu lufton me dhimbje të forta fizike për shkak të peshës së saj të madhe. “Të jetosh në trupin tim, është e mjerueshme. Ndjehem sikur nuk jetoj. Unë vetëm ekzistoj. Është e tmerrshme”.