Euforia e madhe, ja çfarë droge merrte Hitleri
Në një libër të botuar së fundmi janë zbuluar gjithë llojet e drogërave që përdornin udhëheqësist e Rajhut, që nga Fyhreri e deri te ushtarët e thjeshtë. Kështu, droga më e përhapur nëdër ushtarët gjermanë ishte metamfetamina Pervititn, një drogë tërësisht e ligjshme që të mundësonte luftimin ditë-natë.
Zbulimi
“Kujtohuni të më dërgoni shumë Pervitin radhën tjetër, bën mrekullira”. Kjo ishte letra e dërguar nga fronti i luftës nga një ndër shkrimtarët më të mëdhenj të asaj kohe Hajnrih Bel. Ai i përgjërohet familjes së tij t'i dërgojë Pervitin me shumicë.
Asgjë skandaloze deri këtu. Pervitin ishte një drogë mëse e zakonshme në Gjermaninë e asaj kohe. Përdorimi i asaj në transhetë e luftës ishte tepër i madh. Pervitin u zhvillua nga mjeku Fritz Hauschil i cili u frymëzua nga efekti që kishte benzedrina te atletëtt amerikanë që shkuan në Berlin në 1936. Një drogë që konsiderohej edhe si ilaç, por kishte efektin e pabesueshëm për të mbajtur zgjuar dhe euforikë për orë me radhë. Pas provës së parë, Pervitin u shpërnda me shpejtësi marramendëse në gjithë perandorinë e “të pathyeshmëve”. Madje Pervitin u përdor edhe te çokollatat që konsumonin shtëpiaket.
Euforia e Madhe
Kur filloi Lufta e Dytë Botërore, droga pati një përhapje të madhe në krahinën e Vehrmahtit. Madje një autor jo vetëm që besonte se Pervitin pati një ndikim të madh në Blitzkrieg, aksionin për të pushtuar Francën, por ai theksonte se ndikoi shumë edhe në sjelljen e Hitlerit. “Mjekët dhe drogërat shpjegojnë fare mirë sjelljen dhe strukturën e brendshme të nazizmit”, shkruante Norman Ohler, autori i librit “Der Totale Rausch”, ose ndryshe Euforia e Madhe.
Sipas shefit të mjekëve nazistë, Otto Ranke, Pervitin ishte “medikamenti i çmuar për ushtarakët”. Kur Gjermania pushtoi Francën Ranke bindi gjithë gjeneralët që të furnizonin në masë ushtarët me Pervitin. Në majin e 1940 ushtarët gjermanë pushtuan edhe fortesën e fundit franceze në Avesnes. Ushtarët francezë u habitën nga gjendja e ekzaltuar e gjermanëve. Janë të pandalshëm. Një blitzkrieg metamfetanimik! Por në 1941 sipas Ohler edhe Fyhreri filloi të sillej në një mënyrë që as mjekët nuk arrinin ta shpjegonin. Sipas Ohler sjellja e Hitlerit ndryshoi për shkak të përdorimit në masë të madhe të drogërave. “Megjithatë kjo nuk shfajëson aspak sjelljen e Hitlerit”, thekson ai duke folur për krimet e Fyhrerit. Metamfetaminë, steroide dhe shumë substanca të tjera i janë injektuar Hitlerit 800 herë në 1349 ditë. Veç tyre Hitleri mori më shumë se 1100 pilula.