Euro 2016: Fusha e Stade de France “është e mirë”, por jo “e shkëlqyer”
Fusha e Stade de France per finalen e Euro-2016 te dielen “nuk eshte e shkelqyer, por eshte e mire”, ka deklaruar te marten drejtori i pergjithshem i Euro-2016 per UEFA, Martin Kallen.
“Une mendoj se ne ndeshjet e fundit ne Stade de France, fusha ka qene ne kushte te mira. Aktualisht, ne kemi ne dispozicion disa dite para finales per te nderhyre ne fushe pa krijuar probleme”, theksoi ai para gazetareve, mes te cileve edhe AFP.
Fushat jane kritikuar per gjendjen e tyre ne fillim te turneut, mes te cilave ajo ne Marseille ku do te luhet te enjten gjysmefinalja France – Gjermani.
Para 1/8 te finaleve, UEFA zevendesoi tapetin e stadiumit ne Lille pas nje nderhyrje ne kohe rekord nga specialistet e nje kompanie nga Holanda.