Fantazma e gjyshes, selfie me telefonin e 34-vjeçares

Në Rumani ka ndodhur një ngjarje e çuditshme, ku një grua 34 vjeçare pretendon se fantazma e gjyshes së vdekur, ka bërë një “selfie” me celularin e saj.

Gina Mihaj ka theksuar se nuk e kishte kapur telefonin, pasi po gatuante, e ndërsa më pas kishte parë një foto të gjyshes, e cila ishte shkrepur jo në ambientet e shtëpisë.

Për të qartësuar këtë situatë, ajo kishte shkuar në një fallxhore. E gjithë kjo lidhej me mëkatet që kishte bërë gjyshja, e ndërsa po përpiqej t’i linte asaj një mesazh.

“Kur unë e mora telefonin, u trondita shumë kur pashë fytyrën e gjyshes sime të vdekur”, ka deklaruar Gina Mihai.

“Ajo dukej sikur kishte një gjarpër rreth qafës së saj, dhe i gjithë imazhi dukej sikur ishte bërë nga një vend tjetër, ndryshe nga dhoma ime, sikur të ishte shkrepur nga një vend tjetër që ndan botën e të vdekurve nga të gjallët”, është rrëfyer 34 vjeçarja.

Sipas saj, mesazhi i gjyshes ishte i qartë, ndërsa e frikësuar ka thënë: “Gjyshja ime vdiq tre vjet më parë dhe unë nuk kam çuar asnjë ushqim për të në varreza.

Unë isha duke bërë petulla në atë kohë dhe nuk doja të kapja telefonin me duart e pista, kështu që unë e vendosa atë në xhepin tim.”

SHKARKO APP