Faqja zyrtare e PD-së kushton vetëm … dollarë (FOTO)
Partitë politike kudo në botë po i kushtojnë gjithnjë e më tepër rëndësi pranisë së tyre në ueb si dhe në mediat sociale. Në Shqipëri dy partitë kryesore, Partia Socialiste dhe ajo Demokratike, e kanë të përqendruar tërësisht aktivitetin e tyre te profili i kryetarëve në “Facebook”.
Nëse i hedhim një sy uebsajtit zyrtar të Partisë Demokratike “PD.al” kemi të bëjmë me një faqe që është blerë për vetëm 49 dollarë në dyqanin online “Themeforest”. Faqja ka një format të thjeshtë dhe në të nuk ka vënë dorë asnjë uebmaster. Rezulton se faqja në fjalë është blerë 1422 herë, nga klientë të ndryshëm në mbarë botën.
Kjo faqe shërben më së shumti për njoftimet për media të selisë blu, ndërkohë që së fundmi i janë shtuar edhe dritare ndërvepruese me qytetarët si “Propozo deputetin tënd”, “Anëtarësohu”, “Dhuro”, “Denonco”, “Na kontakto”./SH/