Fëmija lind me spiralen e nënës në dorë

Ardhja e një fëmije në jetë është një ndër momentet më të bukura që çdo prind do të donte të përjetësonte gjatë në kohë. Dhe duke qenë se jetojmë në epokën e dixhitalizimit dhe të lulëzimit të telefonisë celulare, mjafton një shkrepje dhe ja , sapo i shtuat koleksionit të familjes një moment që do të mbesë gjatë në kujtesë. ‘Për amerikanen Lucy Hellein, ky moment do të jetë gjithmonë i paharrueshëm pasi ndryshe nga pritshmëritë e saj, vogëlushi Dexter ka ardhur në jetë jo duke shtrënguar gishtin e nënës së re, por kontraceptivin në formë spiraleje që në teori duhej të kishte evituar lindjen e tij. Fotoja e mrekullueshme është postuar në Facebook nga nëna e re, shoqëruar me postimin: “Mbrojtja dështoi”. Në këtë foto duket qartë fytyra e shtrembëruar e fëmijës, i cili duket se është një luftëtar i vërtetë. Pajisja, që është 99% efektive për parandalimin e një shtatzënie të mundshme, kishte lëvizur duke u pozicionuar prapa placentës dhe ishte hequr nga mjekët gjatë ndërhyrjes cezariane të realizuar më 27 prill. Sipas mjekëve që asistuan lindjen, rasti i Lucy-t është shumë i rrallë, por jo i pamundur.

SHKARKO APP