Fëmija pa këmbë dhe pa duar ecën për herë të parë

Një djalë 4-vjeçar, i lindur pa këmbë dhe pa krahë ka bërë hapat e tij të parë. Katie Whiddon shpërtheu në lot të dielën, ndërsa shikonte djalin e saj të vogël Camden që rrëshqiste përgjatë dyshemesë së apartamentit të tyre në Teksas. “Kemi filluar të qajmë, ishim aq krenarë”, tha 23-vjeçarja, nënë e 3 fëmijëve. “Nuk e dija se kur do të vinte ajo ditë. Nuk mendoja se ai ishte gati për ta realizuar. Unë isha kaq shumë e lumtur dhe e tronditur. Ishte emocionuese dhe Ryleigh, motra e tij ishte duke u kërcyer nga ngazëllimi”. Në videon virale, që qarkullon në internet shikohet Camden, ndërsa ulet në dyshme dhe me kurajon e mamasë e babait të tij fillon të ecë. “Unë po vij tek ju”, dëgjohet duke thënë 4-vjeçari. “Jam duke ecur”.

YouTube player

/Ora news/

SHKARKO APP