Fëmijët “e brishtë” – Lind më 29 shkurt, fiks 4 vjet pas motrës

Mund të quhet një rastësi kalendarike, por gjithsesi përkimi është i rrallë.

Një çift nga Miçigani në SHBA, lindi këtë 29 shkurt vajzën e dytë, pikërisht pas të parës që ka lindur po më 29 shkurt, por të 4 viteve më parë.

Chad dhe Melissa Croff u bënë prindër të lumtur të vogëlushes Evelyn Joy, motra e madhe e së cilës është Eliana Adaya, lindur më 29 shkurt 2012.

“Është si të kesh fituar një llotari, kaq e rrallë është. Është një llotari… fëmijësh”, ka thënë për mediat lokale nëna Melissa.

Sipas saj, festimi i ditëlindjes për dy vajzat, do të bëhet me konsensus: Jo duke pritur një herë në katër vjet, por duke zgjedhur çdo vit, të shtunën më të afërt me fundin e shkurtit.

SHKARKO APP