Fëmijët më të lumtur në botë, i ka një shtet afër Shqipërisë
Të gjithë mendojnë se fëmijët më të lumtur në botë jetojnë në Shtetet e Bashkuar, Britani të Madhe apo në Evropën Perëndimore.
Është Rumania që ka zënë vendin e parë, në ranglistën e vendeve me fëmijët më të lumtur.
Në vendin e dytë ndodhet Kolumbia, menjëherë para Izraelit dhe Algjerisë.
Rezultati befasues është nxjerrë nga hulumtimi i Universitetit Gothe në Gjermani, që e ka zhvilluar në 15 shtete. Në këtë projekt, janë intervistuar më se 53 mijë fëmijë, të moshës nga 12 deri në 15 vjeç.
Kjo është lista e vendeve ku jetojnë fëmijët më të lumtur:
Rumania
Kolumbia
Izraeli
Algjeria
Turqia
Norvegjia
Estonia
Spanja
Gjermania
Etiopia
Afrika e Jugut
Nepali
Polonia
Anglia
Korea e Jugut