“Fidget spinner” – Loja antistres e verës 2017, e rrezikshme për shëndetin!
“Fidget spinner” është loja antistres e verës 2017 e cila i ka apasionuar të gjithë. Por për policinë financiare italiane ajo mund të jetë e rrezikshme dhe e dëmshme për shëndetin.
Policia financare italiane ka ekzekutuar në orët e para të mëgjesit të sotëm një operacion i cili ka çuar në sekuestrimin e mbi 3000 copëve “Fidget spinner” të konsideruara të rrezikshme për shëndetin.
Sekuestrimet janë kryer në dy dyqane në provincën e Torinos në pronësi të dy shtetasve italianë.
Motivi i këtij sekuestrimi është se këto lojëra nuk përmbanin dokumentacionin e duhur e të çertifikuar se respektojnë normativën CE si dhe të dhënat mbi shoqërinë prodhuese, importuese e shpërndarëse të tyre në Itali.
Gjithashtu disa prej “Fidget spinner” paraqisnin anomali të lidhura me mprehtësinë e ekstremiteteve të tyre që mund të shkaktojnë dëme të rrezikshme në trup e në sy.
Dy sipërrmarrësit që ekspozonin shitjen e tyre mund rrezikojnë dënimin deri në 4 vjet burg.