Fitoi 1 milion paund në lotari, shefi i kuzhinës punon edhe ditën e Krishtlindjeve
Një djalë i ri në moshë, i cili është shef kuzhine në një lokal, ka vendosur të punojë edhe ditën e festës së Krishtlindjeve, pasi tha se kishte nevojë të përfundonte punët që kishte nisur. Disa ditë më parë ai kishte fituar një shumë marramendëse në lotari, por kjo nuk e ndaloi që të largohej nga puna e tij.
36-vjeçari Didzis Pirgas, i cili është me origjinë nga Letonia, fitoi shumë para teksa ishte duke luajtur online gjatë pushimit të drekës në Broughton, Preston. Ngjarja ndodhi ditën e shtunë.
Ai ka kaluar çdo javë të jetës së tij duke punuar nga 60 orë, ndërsa tani shprehet se do të kalojë më shumë kohë me të birin. Sipas 36-vjeçarit, ëndrra e tij është bërë realitet në momentin më të mirë të mundshëm.
Pirgas tregon se nisi tërësisht në mënyrë rastësore të luante lotarinë dhe për fat të mirë, fitoi. Ai është prind i vetëm, ndaj bën me dije se këto para do t’i shpenzojë për të birin dhe njëkohësisht do të vijojë të punojë në punën e tij të përhershme.