Flasin vajzat serbe, sesa janë gati të martohen me shqiptarë?

 

Sipas një studimi të bërë nga OKB-ja, shumica e serbëve dhe shqiptarëve nuk janë të gatshëm ende që të punojnë së bashku apo edhe të jetojnë në të njëjtën rrugë, kurse gati askush nuk është i gatshëm që të kurorëzohet me njëri- tjetrin, pra një serb me shqiptar dhe anasjelltas.

“Paramendoni situatën që të dashuroheni në shqiptar, ose nëse një mashkull në shqiptare, dhe ju të jeni në lidhje, në martesë, të keni fëmijë, apo si? Si t’ia sqaroni nënës, babait, familjes…”, shkruan portali serb, telegrafi.rs.

Anketa është realizuar në rrugët e Beogradit, duke i pyetur qytetarët nëse do të martoheshin me shqiptare dhe anasjelltas.

“Shumica ishin pak të befasuar me këtë pyetje. Kurse kishte edhe të tillë që thoshin se dashuria i tejkalon ndasitë nderetnike”.

Qytetarët serbë po ashtu pyeteshin edhe për lidhjet e biznesmenit shqiptar, Qazim Osmani me modelet dhe këngëtarët serbe.

SHKARKO APP