Foto e rrallë e fisit të humbur në Amazonë
Janë postuar pamje të fisit të fundit të humbur në Amazonë. Foto të papostuara më parë kanë kapur jetën e nomadëve peruan, të cilët janë të paprekur nga qytetërimi. Fisi Mashco Piro ka jetuar në xhunglën e Perusë për rreth 600 vjet, afër kufirit me Brazilin dhe nuk ka pasur asnjë kontakt me botën. Fisi njihet ndryshe edhe si “Cujareno”. Ai është hetuar dhe është vënë në ndjekje nga qeveria e Perusë, pasi kishin qëlluar për vdekje dy njerëz. Ata ishin sulmuar me shtiza në kraharor, shkruan Daily Mail.