Foto e vitit, nëna në pritje për të lindur përgatitet për provimet e fundvitit

Thonë që, nënat nuk e kujtojnë më dhimbjen e lindjes pasi foshnja vjen në jetë, por çfarë thonë për provimet e fundvitit? Një nënë e re ka treguar këmbënguljen e saj për të përfunduar detyrën e fundit të semestrit, ndërkohë që ishte në pritje për të lindur. Nayzia Thomas është studente e psikologjisë, e cila shpresonte të përfundonte gjithçka para se fëmija të vinte, por djali e kishte kohën e tij gjatë përgatitjeve. Në një fotografi të postuar në Twitter, ajo shfaqet e shtrirë në spital me laptop në dorë dhe e rrethuar nga librat. U bë mjenjëherë virale, së bashku me mbishkrimin ku Nayzia tregon se është në pritje të foshnjes por nuk ka mbaruar akoma sezoni i provimeve. Fotografia u shpërnda 130 mijë herë ku të gjithë e përgëzonin për mënyrën se si e ka menaxhuar kohën dhe për përkushtimin ndaj shkollës.

SHKARKO APP