FOTO/ Kishte dhënë shtëpinë me qira, por ja çfarë i ndodhi…
Një pronar i cili kishte lënë me qira shtëpinë u shokua kur pa gjendjen e saj pasi qiramarrësi u largua nga banesa.
Fotot tregojnë dhomat të mbushura me mbeturinat e grumbulluara ndër vite, që nuk të lejonin që të shikoje dyshemenë.
Graham Holland, nga Kenti i Anglisë, tha: “M’u duk vetja në një film horror. E kisha dhënë me qira prej 12 vitesh dhe kurrë nuk isha kthyer ta shikoja deri më sot. Nuk arrij ta besoj se si një njeri mund të jetojë në këtë rrëmujë”.
Grahamit dhe bashkëshortes së tij i janë dashur plot 4 ditë për të pastruar shtëpinë nga kanaçet e birrës, paketat e cigareve dhe ambalazhet e ushqimeve.