FOTO/ Shkencëtari i njohur jep lajmin e shumëpritur: Një objekt alien po i afrohet Tokës me shpejtësi, merrni …

Stephen Hawking është vënë në krye të ekipit të shkencëtarëve që po përdorin skanerë të teknologjisë së lartë për të parë nëse objekti gjigant në formë cigareje i vërtitur në sistemin tonë diellor, është dërguar nga ndonjë civilizim alien.

Asteroidi i çuditshëm 800 metra i gjatë ka një sipërfaqe të ngjashme me atë të kometës dhe siç thonë ekspertët “nuk luan sipas rregullave tona”.

Ai mund të jetë thjesht një trup qiellor, por kërkuesit nuk e përjashtojnë edhe mundësinë që të bëhet fjalë për një anije kozmike. Për studimin e tij, ekipi i shkencëtarëve i quajtur Breakthrough Listen, do të përdorë radioteleskopin më të madh të lëvizshme të planetit të ndodhur në Green Bank të Virxhinias Perëndimore, për të ndjekur lëvizjet e tij.

Studiuesit do të përpiqen të kërkojnë në mënyrë të veçantë sinjale elektromagnetike, jo më të fuqishme se ato të lëshuara nga një telefon celular, që normalisht, është e pamundur të dergohen nga trupa natyrale qiellore. Nëse arrijnë të zbulojnë ndonjë të tillë, atëherë kjo do të jetë dhe prova se në skenë mund të hyjnë vërtetë forca jashtëtokësore. Edhe emri me të cilin e kanë pagëzuar objektin e rrallë flet shumë: Oumuamua është një fjalë hauajane e përdorur për “lajmësin që mbërrin i pari”. Intriguese mbetet mbi të gjitha forma e tij: asteroidët e zakonshëm, në përgjithësi janë të rrumbullakët.

SHKARKO APP