Foto të mbretit në Facebook, dënohet me 70 vite burg
Një burrë në Tajlandë është dënuar me 35 vite burg për postimet në Facebook që konsiderohen fyerje për familjen mbretërore. Dënimi është një nga më të ashprit të regjistruara ndonjëherë për një vepër të tillë. Burri i identifikuar si Vichai Thepwong, 34 vjeç, u deklarua fajtor për 10 shkelje të veçanta të seksionit 112 të Kodit Penal, i cili thotë se është e paligjshme të ofendosh, ose të përgojosh anëtarët e familjes mbretërore, njoftoi iLaw, një grup që përcjell rastet e shpifjes mbretërore. Gjykata e ka dënuar me nga 7 vite për çdo akuzë, që do të thotë 70 vite gjithsej, por atij i është përgjysmuar dënimi me 35 vite, sepse ka pranuar akuzat, shkruan AFP. Krimet, burri i ka kryer midis shtatorit dhe tetorit 2015. Ai dyshohet se postoi fotografi dhe video të familjes mbretërore në një llogari në Facebook që i përkiste një përdoruesi tjetër. ILaw raportoi se Bhumibol Adulyadej, mbreti i vonë Thai, u paraqit në disa foto. Vichai u arrestua në dhjetor 2015 dhe u mbajt në një burg në Bangkok, pasi ai fillimisht refuzoi të pranonte fajësinë. “Ai dëshiron që çështja të përfundojë, dhe dëshiron të kërkojë një falje mbretërore”, tha Khumklao Songsonboon, tha avokati mbrojtës, ndërsa çështja nuk do të shkojë më tej në dyert e gjykatave.