FOTO-VIDEO, Superfuqia usharake e Kinës

Në Kinë është mbajtur një paradë madhështore për të kujtuar fitoren ndaj Japonisë në Luftën e Dytë Botërore, duke treguar se fuqia ushtarake e Pekinit ka arritur një nivel të paprecedent. 

Në paradë marrin pjesë rreth 12 mijë ushtarakë e ushtarake në shërbim, si edhe veteranë të Luftës së Dytë Botërore dhe familjarë të tyre. Edhe 17 kontingjente të huaja do të jenë pjesë e paradës.

Përveç udhëheqësve kinezë, parada u ndoq edhe nga liderë botërorë, duke përfshirë presidentin rus Vladimir Putin, presidenten e Koresë së Jugut Park Geun-hye dhe sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Ban Ki-moon.  

VIDEO

SHKARKO APP