Fotoja e Nënë Terezës në 10 dollarëshin amerikan?!

Kandidati për President i Amerikës, John Kasich ka kërkuar diçka të pazakontë.

Pas shumë ideve se kush duhet të jetë fytyra 10 dollarëshit amerikan, ai propozoi humanisten Nënë Tereza.

Pavarësisht se ajo nuk ishte amerikane, Kasich tha se ai e ka takuar atë dhe se ishte një grua e ëmbël.

Ideja e tij ishte në fakt pak e papritur.

Teksa në mesin e tyre, kishte edhe ide të tjera komike. Kështu, kandidati tjetër për president, Donald Trump, ka kërkuar që në monedhën amerikane të jetë fytyra e vajzës së tij, teksa një tjetër politikan ka thënë se më mirë do të ishte që nëna e tij ta zërë vendin në 10 dollarëshin amerikan. 

 

SHKARKO APP