FOTOLAJM/ NASA publikon pamjet magjike të rrezeve X të diellit

Observatori Diellor i NASA-s ka bërë publike të enjten pamjet magjike të rrezeve X të diellit të regjistruara në 19 dhjetor, duke ofruar një spektakël ngjyrash dhe dritash.

Me gjithë shkëlqimin, rrezet X janë tepër të dëmshme për njeriun, po fatmirësisht nuk arrijnë të depërtojnë në atmosferën e tokës.

Megjithatë, shkencëtarët kanë zbuluar se nëse ato janë shumë të forta, mund të depërtojnë deri në shtresën ku qarkullojnë valët e sistemit GPS dhe të sistemeve të tjera të telekomunikimit.

SHKARKO APP