Fqinji pret krahët e gruas albine, mendoi se ishin magjike

Mariam Staford Bandaba, një grua albine nga Tanzania është sulmuar nga disa burra që i kanë prerë krahët pasi ata mendonin se ishin magjike dhe do t’i shisnin. “Një bandë hyri me forcë në shtëpinë tonë duke hyrë në dhomën time për të më prerë krahët. Unë u mundova që të krijoj kontakt me një nga burrat, të cilin arrija ta kujtoja. Zbulova se ishte fqinji im prej 10 vitesh dhe ishte shumë i afërt me familjen time. Ai më mbajti për të më prerë krahët, të cilat ia dha kolegëve të tij”, tha ajo për BBC. Por, Mariam ka arritur t’ia dalë dhe të bëjë dicka me jetën e saj duke mësuar artin e thurjes me anë të makinerisë duke krijuar veshje të ndryshme. Ajo ndihet e fortë dhe e fuqishme, njësoj sikur të ishte me krahë.

SHKARKO APP