Fshati mbi masivin shkëmbor, zgjidhje optimale për të jetuar

“Nëse uji nuk vjen tek ne, shkojmë ne tek uji”. Me siguri kjo është motoja që kanë pasur parasysh banorët e fshatit Haid Al-Jazil në Yemen. Në Yemen nuk ka burime uji të përhershëm e aq më pak liqeni apo përrenj. Pikërisht për këtë arsye banorët e këtij fshati kanë vendosur të ndërtojnë fshatin e tyre mbi një masiv shkëmbor afër të cilit kalon një burim uji i përkohshëm. Peizazhi përreth këtyre zonave përbëhet nga shkretëtirat e gjera, çka do të thotë që burimet e ujit janë të kufizuara. Fshati gjendet pranë një burimi uji të përkohshëm dhe është ndërtuar mbi një shkëmb rreth 150 metra të lartë mbi luginën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?