Fshati më i veçantë që mund të keni parë ndonjëherë
Fshati Guoliang ndodhet në provincën Henan të Kinës. Ai mbahet si një ndër fshatrat më të bukur në botë për shkak të strukturës dhe vendodhjes së tij. Ai ndodhet në majë të një shkëmbi në lartësinë 1700 metra. Fshati i ndërtuar 600 vjet më parë lidhet me qytetin nëpërmjet një rruge shumë të vështirë. Ajo është ndërtuar nga 13 burra të fshatit që gërrmuan plot 5 vjet për të hapur një tunel në shkembin ku ndodhet fshati. Tuneli ka gjithsej 720 kthesa.