Fshati në Itali që ofron 2000 euro për këdo që shkon të jetojë aty

Kryetari i një fshati në Itali është duke ofruar 2,000 euro para kesh për këdo që është i gatshëm të shpërngulet dhe të jetojë aty, kjo për të parandaluar që fshati të mbetet i shkretë. Ata që dëshirojnë të shkojnë në Bormida, në rajonin malor të Ligurias në veri-perëndim të Italisë, do t’ju bashkohen 394 njerëzve të tjerë me premtimin për një jetë të thjeshtë. Me qytetin e madh më të afërt, Gjenoan, më shumë se 50km larg, fshati është bërë një lloj fshati ‘fantazmë’ dhe si rezultat i kësaj, ata që do të banojnë aty do të paguajnë vetëm 12 euro në javë qira. Kryetari i fshatit, Daniele Galliano e parashtroi këtë ide në Facebook dhe gjykuar nga përgjigjet e marra, Bormida mund të përballet me një turmë njerëzish shumë shpejt.

 

SHKARKO APP