Fshati që nuk zgjohet nga gjumi për ditë me radhë (VIDEO)

Mjekët dhe shkencëtarët në Kazakistan i ka habitur një fenomen misterioz, që në mesin e banorëve të fshatit Kalaçi, shkaktohet gjumësia e rënda që zgjat disa ditë.

Zgjimi nga gjumi, që zgjat nga dy e deri në pesë ditë zakonisht përcillet edhe me humbjen e pashpjegueshme të kujtesës për atë se çka ka ndodhur, shkruan gazeta Russia Today.

Marina Felk (50), mjelëse e qumështit nga Kalaçi tregon se çka i ka ndodhur: ”Një ditë në mëngjes të hershëm, si rëndom, isha duke mjelë lopët dhe thjesht fjeta”.

Tregime të tilla janë të zakonshme në Kalaçi dhe në një vendbanim të afërt minatorësh, tashti pothuajse të zbrazur, Krasnogorsk.

Disa banorë të këtyre vendbanimeve madje i mbajnë gjërat personale të paketuara për rastin që të flenë gjumë dhe të zgjohen në spital. Është i pazakontë edhe fakti se anëtarët e ndonjë familje përjetojnë gjumin e tillë herë njëri e herë tjetri, ndërsa disa familje sikur janë imune ndaj këtij fenomeni.

Në fillim mjekët e lidhnin këtë me pijen alkoolike vodka të kualitetit të dobët, që prodhohet dhe konsumohet në pjesët rurale të Kazakistanit, mirëpo, kjo bie poshtë pasi asnjëra nga gratë në tregun lokal që kishin fjetur nuk e kishin konsumuar alkoolin.

Vala e parë e kësaj “sëmundje” të pashpjegueshme u paraqit në mars të vitit 2013, pasoi vala e re në maj të atij viti, kurse të tjerët u regjistruan në shkurt dhe maj të këtij viti.

Rasti i fundit dhe më i rëndë ndodhi në shtator të këtij viti, ditën e parë të mësimit. Tetë fëmijë në të njëjtën klasë i zu gjumë brenda vetëm një ore. Çdo i gjashti banor in Kalaçit, fshatit me rreth 600 banorë, të paktën një herë është dërguar në spital për shkak të kësaj dukurie.

YouTube player

SHKARKO APP