Fundi i botës? Pamjet apokaliptike të shpërthimit të bombës bërthamore

Një video e shpërthimit të bombës më të fuqishme bërthamore nga Shtetet e Bashkuara janë rishpëndarë këtë javë.

Pamjet tregojnë re të madha, në formë këpudhash që ngrihen lart në qiell pasi bomba ‘Castle Bravo’

Është shpërthyer në në një ishull të largët në Oqeanin Paqësor. Fuqia e testit të vitit 1954 tejkaloi të gjitha pritjet, ndërsa banorët afër zonës u helmuan rëndë nga rrezatimi.

‘Castle Bravo’ ishte e para në një seri testesh mbi armët bërthamore të kryera nga Shtetet e Bashkuara në atolin Bikini, Ishujt Marshall, si pjesë e ‘Operation Castle’.

Qëllimi përfundimtar i operacionit ishte të testonin planet për një armë bërthamore të fuqishme që mund të shpërndahej nga avionët.

E shpërthyer më 1 mars 1954, Castle Bravo mbetet pajisja më e fuqishme bërthamore e shpërthyer nga Shtetet e Bashkuara.

SHKARKO APP