Fusha magnetike e Tokës ndryshon 10 herë më shpejt nga sa mendohej më parë

Një studim i studiuesve nga Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara tregon se fusha magnetike e Tokës, e cila e mbron atë nga rrezet shkatërruese të diellit, mund të ndryshojë drejtim 10 herë më shpejt nga sa mendohej.

Studimi hedh dritë në hekurin e lëngshëm që rrjedh përreth 3.000 kilometra nën sipërfaqen e Tokës dhe si kjo ndikon në lëvizjen e fushës gjeomagnetike të Tokës.

Bërthama e jashtme e Tokës prej metali të shkrirë krijon rryma elektrike që mbushin fushën magnetike të planetit.

Fusha magnetike është thelbësore për jetën në Tokë, sepse jo vetëm që na ndihmon me gjëra të tilla si sistemet e lundrimit, por edhe na mbron nga rrezet e hapësirës.

Studimi, i botuar në Nature Communications, tregon në detaje se si studiuesit zbuluan se njohuritë tona për fushën magnetike janë të gabuara dhe tregon se ndryshimet në drejtimin e fushës magnetike mund jenë deri në 10 herë më të shpejta sesa shpejtësia e regjistruar deri më tani.

Puna përfshin ndërthurjen e simulimeve kompjuterike të procesit të gjenerimit të një fushe me rindërtimin e botuar kohët e fundit të ndryshimeve të kohës në fushën magnetike të Tokës që kanë ndodhur gjatë 100,000 viteve të fundit.

Punimi zbulon një ndryshim të mprehtë në drejtimin e fushës magnetike rreth 39,000 vjet më parë. Ndryshimi, prej 2.5 gradë në vit, është shumë më i shpejtë sesa vlerësimet e mëparshme.

Ndryshimi u parapri nga ekskursioni global Lashampina, një ndryshim i shkurtër në fushën magnetike të Tokës rreth 41,000 vjet më parë.

Polet magnetike të Tokës kanë ndryshuar shumë herë në histori, dhe ne e dimë këtë për shkak të “përbërjes” magnetike të disa shkëmbinjve antikë që tregojnë metale me polarizime të ndryshme.

Në përgjithësi, ne nuk dimë shumë për efektet e një kthesë të tillë, përveç që pasi të jetë e plotë, gjilpëra e busullës do të na tregojë se veriu është në jug dhe jugu është në veri.

Kjo është e rëndësishme sepse ndryshime të tilla të shpejta kanë të bëjnë me dobësimin lokal të fushës magnetike, që do të thotë se Toka është më e ndjeshme ndaj elementeve radioaktive të hapësirës në atë kohë dhe në ato lokacione.

Sidoqoftë, në përgjithësi, gjatë shekullit të kaluar, fusha magnetike e Tokës ka parë një ulje të forcës prej 10%, me një dobësim të veçantë të vërejtur mbi Oqeanin Atlantik midis Afrikës dhe Amerikës së Jugut.

E njohur si anomali e Atlantikut të Jugut, zona ka provuar të jetë një vatër problemesh teknike për satelitët që rrotullohen në Tokë, me disa shkencëtarë që sugjerojnë se dobësia është një shenjë e ndryshimit të afërt gjeomagnetik.

Në çdo rast, të kuptuarit e fushës magnetike të Tokës përmes kohës gjeologjike është tepër komplekse.

Siç thotë Dr. Chris Davis, një profesor i asociuar i Leeds, “Ne kemi një njohuri shumë të paplotë të fushës sonë magnetike nga 400 vjet më parë.

“Për shkak se këto ndryshime të shpejta janë një nga sjelljet më ekstreme të bërthamës së lëngshme, ato mund të japin informacione të rëndësishme në lidhje me sjelljen e brendësisë së thellë të Tokës”.

SHKARKO APP