Fustani i Princeshë Elia, Stilistia: 1800 orë punë dhe 500 gramë kristale
Dasma e Princ Lekës me Elia Zaharian, bëri bujën mediatike, aq sa për disa javë, pushtuan titujt kryesorë me dasmën e tyre mbretërore. Sa e kritikuar aq dhe madhështore, sa detajet e saj ende nuk janë zbuluar të plota dhe këtë herë është radha e fustanit.
Fustani i Elias që tërhoqi vëmendjen e revistave ndërkombëtare, e realizuar mjeshtërisht nga një stiliste shqiptare, duke qenë që me këtë dasmë çifti donte të promovonin sa më shumë Shqipërinë. Princesha ia kishte besuar krijimin e fustanit, stilistes së njohur nga Kosova, Blerina Kllokoqi Rugovës.
Ajo është një nga stilistet më të njohura për fustanet e rëndësishme, mjaftojnë të përmendim që ka stiluar fustanin e kuq të mrekullueshëm që Inva Mula kishte veshur në koncertin për shenjtërimin e Nënë Terezës në Romë, por prania e emrit dhe punës së saj në dasmën mbretërore të Tiranës i ka dhënë një vulë të artë reputacionit duke konfirmuar talentin dhe mjeshtërinë e stilistes 31-vjeçare, bashkëshorte e djalit të ish-Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.
“Materiali i fustanit është një përzierje mëndafshi të trashë. Ai ka një prerje A me një bisht të gjatë prej 3.4 metrash. Është punuar me dorë, për 1800 orë, 15 persona kanë punuar me dy orare për ta përfunduar në kohë dhe përmban mbi 500 gramë kristale të thurua”, thotë Blerina Kllokoqi Rugova për revistën Class.