Gafa e Bankës së Shqipërisë, në Vitin e Skënderbeut ngatërrohen me Aleksandrin e Maqedonisë
Në mbledhjen e parë që ka mbajtur qeveria e Shqipërisë, pas dhënies së betimit, vendimi i parë ishte shpallja e viti 2018 vit mbarëkombëtar i Gjergj Kastriotit – Skënderbeut.
Madje në Vlorë me rastin e 105 vjetorit të Pavarsisë, Kryeministri Edi Rama prezantoi logon zyrtare të “Vitit të Skënderbeut”.
“Në Vlorë ne jemi në këtë ceremoni modeste për të çelur vitin e Skënderbeut nën patronazhin e dy presidentëve, Metës dhe Thaçit. Jo më kot vendimi i parë i qeverisë ishte shpallja e vitit të Skenderbeut. Se pas 550 vitesh nga vdekja e tij ai shfaqet si simbol i një lufte të pathyeshme për liri, si strategu i artit luftarak që prej 550 vitesh ka frymëzuar mbarë kombin. Shqiptarët e patën një figurë që shënjoi ardhmërinë si komb,”- tha Rama nga Vlora.
Si një vlerësim ndaj veprës së Heroit tonë Kombëtar, Banka e Shqipërisë ia kushton kalendarin e vitit 2018, figurës së Gjergj Kastrioti Skënderbeut.
Mirëpo faxweb.al thekson se ka vëzhguar kalendarin dhe ka zbuluar që figura e stampuar nuk është Skënderbeu por Aleksandri.
Siç duket, hovi për të përgatitur kalendarin ka bërë që, specialistët e Bankës Shqiptare që janë kujdesur për këtë dedikim të veçantë të ngatërrojnë Skënderbeun me Aleksandrin e Madh të Maqedonisë.
Pasi në fotot e kalendarit shihet Aleksandri i Madh duke kalëruar me shpatë në dorë.
“Alegoria e Skënderbeut duke kalëruar në monedhën 1 lek, emetim i vitit 1926”, – shkruan BSh krahas njërës prej fototve të kalendarit.
Ndërkohë, kujtojmë këtu që në monedhën 1 lekëshe, e cila u emetua në vitin 1926 nga Banka Shqiptare, në njërën anë shihet koka e Lekës së Madh dhe në anën tjetër, Leka me kalë me flokë të gjata.
Pikërisht për këtë arsye monedhës së parë shqiptare ju vendos emri “lek”.