Galaxy S9, modeli që do të konkurrojë Iphone X

Kryevepra e radhës e Android do të dalë në treg në fillim të vitit 2018.

Brenda tre mujorit të parë ju mund të keni në dorë Samsung Galaxy S9. Ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga kompania, por thashethemet që qarkullojnë janë të shumta.

Samsung ishte e para kompani që eksperimentoi me një ekran që shkonte deri në skaje dhe me opsionin e njohjes së tipareve të fytyrës.

Telefoni i ri do të ketë opsione të tjera shumë interesante, por do të kushtojë shtrenjtë. Thuhet se çmimi i tij do të jetë i njëjtë me atë të konkurrentit Apple Iphone X.

Pritet të ketë dy kamera dhe të vijë në dy versione: një normal dhe një “size plus”.

SHKARKO APP