Gardianit i bie të fikët, të burgosurit nuk bënë atë që mund të mendohet
Gjashtë të burgosur kishin mundësinë e artë për t’u arratisur, por jo vetëm që nuk e bënë këtë, por vunë dorën në zemër dhe shpëtuan gardianin e burgut, të cilit i kishte rënë të fikët gjatë kryerjes së detyrës. Gardiani mori detyrën si zakonisht në mëngjes, por më 12 qershor jo gjithçka shkoi mirë. Atij i ra të fikët për shkak të të nxehtit. Gjashtë nga të burgosurit që ishin aty u hodhën në veprim. Ata hapën këmishën e tij dhe hoqën jelekun antiplumb të oficerit në mënyrë që të mund të kryenin pompimin e zemrës së tij, ndërsa njëri prej tyre i mori telefonin dhe lajmëroi thirrjen e emergjencës. Ngjarja ndodhi në burgun “Polk County” në Georgia të Shteteve të Bashkuara.
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=0T_eUtpGWIY” width=”560″ height=”315″]