Gazetari ndërpret transmetimin direkt pasi një grua ra në lumë
Një gazetar duhet të ndalonte transmetimin direkt kur një turiste ra aksidentalisht në lumin Thames. Juan Carlos po raportonte për situatën e sulmit terrorist në Londër kur pa gruan që u rrëzua nga ura Westminster. Ai punon për mediat spanjolle dhe kur po fliste rreth ngjarjes në Britanë e Madhe, duhet ta ndërpriste për të konfirmuar se një turiste ishte rrëzuar dhe nuk u shfaq më në kamera. “Tani po shikojmë lëvizjen e policisë. Dikush ka rënë në ujë,” – tha ai. Ndërkohë, forcat bllokuan rrugën dhe vrapuan nga ana e Westminsterit drejt anës së Bashkisë. Përpara se ta mbyllte transmetimin, dëgjohen sirenat që shkojnë për të dhënë ndihmën për të.