Gjen një mesazh në shishe pas 56 vitesh, e dorëzon në adresën e letërshkruesit

Një mesazh në det i cili ka shumë pak mundësi për tu gjetur. Por Cliff Buffington, një burrë amerikan me origjinë nga Utah, teksa ishte me pushime në Karaibe ka gjetur një shishe të vjetër të groposur në rërë, e cila kishte brenda një letër të shkruar 56 vjet më parë:’Ju lutemi ta dërgoni në 419 të Oqean Boulevard, Hampton, New Hampshire.

Tina pronarja e hotelit Beachcomber, do ju japë një shpërblim prej 150 dollarësh’.

Buffington shkon vërtetë në adresën e shkruar, por nuk ka gjetur Tinën, bashkëshorten e letërshkruesit, por Paula Pierce, vajzën e tij.

Paula ka mbetur shumë e habitur, teksa ka njohur shkrimin e të atit dhe i ka shpjeguar Buffington mënyrën sesi shishja ishte hedhur në det, gjatë një loje që burri i ka bërë bashkëshortes.

Kështu Paola ka vendosur të respektojë premtimin dhe i ka dhënë Cliff paratë.

Të dy prindërit e gruas kanë vdekur tashmë, për këtë arsye djali ka gjetur vetëm atë. Biffington ka pasur një rol të veçantë në këtë histori, por në realitet ai është i mësuar me këtë.

Në fakt një nga hobet e tij të preferuara është të gjuajë mesazhet në shishe. Ai i kërkon për ti dorëzuar më pas.

Gjithashtu ai ka edhe një faqe në Facebook me ‘Message in a Bottle Hunter’, ku tregon historitë e tij dhe fton të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë, në rast se gjejnë një mesazh në shishe në plazh.

shishe2 shishe3 shishe4

SHKARKO APP