Gjenden fragmente të një Kurani shumë të vjetër
Fragmente të një Kurani të para 1,370 vjetëve, janë gjetur në librarinë e Universitetit në Birmingem në Britani.
Rrjeti BBC ka raportuar sot se fragmentet ishin pjesë e koleksionit të sjellur në Britani nga Iraku në vitet 1920-ta, por asnjëherë nuk janë njohur si antikitet.
Data prej radiokarboni indikon se fragmentet, që janë të shkruara në formën e hershme të arabishtes në lëkurë cjapi ose dashi, janë nga periudha ndërmjet viteve 568 dhe 645.
Pjesë të Kuranit besohet se ishin shkruar ndaras, para se botimi të kompletohej aty nga viti 650.
Profesori i krishterizmit dhe islamit, David Thomas, tha se fragmentet “mund të na çojnë prapa për pak vite të themelimit aktual të Islamit”.
Sipas tij, “personi që aktualisht ka shkruajtur, ka mundur ta njohë Profetin Muhamed”, dhe ka shtuar se “ai me gjasë mund ta ketë parë atë, ndoshta ai mund ta ketë dëgjuar atë edhe duke predikuar”.
Megjithatë, natyra joprecize e datës radiokarbonike e bënë të pamundshëm të pretendohet vendosmërisht se teksti paraqet fragmentet më të vjetra të Kuranit në botë.