Gjendet diamanti më i madh i shekullit, 1.111 karat

 

Në një minierë të diamantit në Botsvana u nxor diamanti më i madh i 100 viteve të fundit.

Kështu, në deklaratën e kompanisë ”Lucara” me seli në Kanada, u pretendua se në minierën e diamantit në Karove u  zbulua diamanti prej 1.111 karatësh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Diamanti i nxjerrë në Botsvana është diamanti i dytë më i madh në botë deri tani, ndërkohë që përmasat e tij janë 65x56x40 milimetra.

Swiss Digital Mobile Reklama

Firma gjithashtu njoftoi se në të njëjtën minierë kanë zbuluar edhe dy diamantë prej 813 dhe 374 karatësh.

Nga ana tjetër, diamanti më i madh i botës është zbuluar në vitin 1905 në Afrikën e Jugut me 3.106 karatë, i quajtur diamanti ”Cullinan”.

Ku pjesët e prera të këtij diamanti janë përdorur në bizhuteritë e familjes mbretërore britanike.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?