Gjendet kështjella 3,000 vjeçare në Turqi
Një qytet i humbur tre mijë vjeçar është gjetur nga zhytësit në liqenin turk, Van. Kështjella besohet të jetë ndërtuar gjatë kohës antike të mbretërisë Urartu, ndërmjet shekullit nëntë dhe gjashtë para erës së re. Kështjella është zbuluar nga hulumtuesit e Universitetit Juzunxhu Jil në bashkëpunim me ekipin e zhytësve. Edhe pse me shekuj ishte nën ujë, në bazë të pjesës së dukshme mendohet se muret janë të larta ndërmjet tri deri katër metra. Liqeni në të cilin është gjetur kështjella është i vjetër 600.000 vjet, andaj është shumë e çuditshme gjetja e një kështjelle nën ujë, thonë arkeologët.