Gjendet në shpellë një thesar 2300-vjeçar

Një thesar i epokës së Aleksandrit të Madh është zbuluar në një shpellë në Izrael, ndërsa arkeologët vendas mendojnë se monedhat dhe bizhuteritë janë fshehur aty nga disa refugjatë që po kërkonin t’i shpëtonin luftës.

Prejardhjen e thesarit 2300 vjeçar e konfirmon edhe Autoriteti Izraelit i Antikuareve.

“Kjo gjetje mund të na mësojë rreth një fenomeni të ri që vetëm tani kemi nisur ta kuptojmë, atë të refugjatëve që janë fshehur nëpër shpella në Galile, si dhe faktin që kjo ka ndodhur në kohën e aleksandrit të Madh, ose pas vdekjes së tij kur pasardhësit filluan të luftonin kundër njeri-tjetrit”

Vetëm muajin e kaluar, disa zhytës në brigjet izraelite gjetën një thesar edhe më të madh, rreth 2 000 monedha floriri të shekullit XI, të cilin arkeologët e shohin si një ndihmesë të veçantë për të hedhur dritë mbi epokën kur këto toka sundoheshin nga kalifët myslimanë.

Thesari u zbulua në një shpellë me stalaktite në rajonin e Galilesë. Në të përfshihen dy monedha argjendi të prodhuara në kohën e mbretërimit të Aleksandrit të Madh dhe disa bizhuteri të tjera, si unaza, byzylyqe dhe vathë.

Autoriteti Izraelit i Antikuareve nuk pranoi të tregonte vendndodhjen e saktë të shpellës duke iu frikësuar plaçiktjes, por thesari u dërgua në Jeruzalem për t’u ekspozuar për publikun.

SHKARKO APP