Gjendet pas një viti iPhone që ra në liqenin e akullt, punon sërish
Një peshkatar, të cilit i ra celulari i tij iPhone në një liqen të akullt ka zbuluar se smartfoni i tij u gjet një vit më vonë dhe punon sërish në mënyrë të përkryer.
Michael Guntrum nga Knox, Pennsylvania, ka qenë duke peshkuar në një liqen të ngrirë kur i ka rënë iPhone nga xhepi dhe ka hyrë në vrimën ku ishin vënë grepat.
Por, pasi uji i liqenit është tharë, në atë vend ka shkuar Daniel Kalgren, një inxhinier mekanik, i cili e zbuloi telefonin me një detektor metalesh.
Ai e gjetin iPhone-in të zhytur në baltë dhe e mori me vete.
Pasi e ka pastruar dhe e ka vënë në oriz për disa orë, e ka lidhur kabllon për karikim dhe telefoni është ndezur.
Me të parë se kush është pronari, Kalgren e ka kontaktuar për ta njoftuar për gjetjen që ka bërë në liqen.