Gjendet thesari, vlen 4.5 milionë dollarë

Gjuetarët e thesareve në Florida kanë gjetur monedha ari me vlerë prej 4.5 milionë dollarë në një anije spanjolle që ishte fundosur gjatë një uragani në shekullin e 18-të.

Dhjetë anije lundruese që udhëtonin nga Havana për në Spanjë zbriti në bregun lindor të Floridës, jo larg nga plazhi Vero, në stuhinë e korrikut të 1715. Anija u thye dhe u shpërnda larg dhe gjerë.

“Mbi 350 monedha ari duke përfshirë 9 mbretërore u zbuluan më 30 dhe 31 korrik. Ky zbulim mahnitës ndodhi në 300-vjetorin e fundosjes", tha drejtori i 1715 Fleet, Queens Jewels  Brent Brisben në rrjetin social Facebook.

Ishte gjetja e dytë më e madhe nga gjuetarët e thesareve në muajt e fundit. Në qershor ata kishin gjetur rreth 50 monedha me një total prej 1 milion dollarë.

Monedhat e gjetura së fundmi janë jashtëzakonisht të rralla dhe secila kap vlerën prej 300.000 dollarë.

Nën ligjin amerikan, shteti i Floridës merr 20% nga fitimi i thesarit që është gjetur në brigjet e saj.

SHKARKO APP