Gjërat më të çuditshme që janë harruar në aeroporte

Lista e 10 gjerëave më të çuditshme që njerëzit kanë harruar në aeroport është hartuar nga “Flightright”.Një familje shumë e madhe izraeliane e nisur për në Paris, ka harruar vajzën 4-vjeçare në aeroportin e Ben Gurion. Dy orë më vonë dhe pas disa akulloreve vogëlushja u nis me një tjetër fluturim drejt kryeqytetit francez ku u takua me familjarët. Dikush tjetër ka harruar një udhëzues për raketat, e cila u morr menjëherë nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes. Në aeroportin “Oliver Tambo” në Afrikën e Jugut një erë e fortë e ka çuar personelin e aeroportit në gjetjen e një kontenieri me plot 1600 kafshë amfibë dhe hardhuca kontrabandë. Por mes këtyre humbjeve ka edhe sende “të çmuara”: janë gjetur një smerald prej 40.95 karat dhe një diamant 5.8 të futura në një çorape. Dhe më pas janë gjetur edhe 500 stërlina në kokën e një kukulle. Në këtë klasifikim, Flightright rendit edhe Heather Cho, ish drejtuesen i Korean Airlines, i cili përfundoi në gazeta pasi kishte “humbur mendjen”. Ajo detyroi avionin të kthehej në pistë për të zbritur një stjuardesë që i kishte shërbyer keq lajthitë.

SHKARKO APP