Gjërat që nuk i keni ditur për “Tom & Jerry”

Tom & Jerry janë dy nga personazhet e animuar më të dashur të fëmijëve, por jo vetëm. Beteja e vazhdueshme dhe sherret me humor ndërmjet këtyre personazheve kanë bërë që ky film vizatimor të bëhej më i famshmi i të gjitha kohërave dhe vazhdon të jetë një ndër filmat më të dashur për të gjithë. Por, a keni menduar ndonjëherë për fillet e këtij filmi apo dhe sukseset e tij? “Tom & Jerry”, nuk janë quajtur gjithmonë kështu! Për dikë është e pamundur ta besojë që këto dy legjenda nuk janë quajtur prej fillimit Tom dhe Jerry, por kjo është e vërtetë. Në daljen e tyre të parë në vitin 1940 Tom quhej Jasper, ndërsa Jerry-t i referoheshin si Jinx.  “Tom & Jerry”, ka fituar çmimin Oscar! Për një film të animuar me një mace dhe mi është mjaftë mbresëlënëse çmimi “Oscar”, ku shumë yje të filmave e “xhelozojnë”. Në vitet e ’60-të “Tom & Jerry” është bërë nga çekët. 13 episode të filmit të animuar Tom & Jerry janë çekë, ku animacioni ishte me një ton më të lartë, ishin më luftarak, me vështirësi dhe me efekte të përsëritshme të zërit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?