Gjermania, eksportuesi kryesor i automjeteve në BE

Automjetet e reja dhe të përdorura përfaqësojnë 11% të vlerës së përgjithshme të eksporteve të BE-së në vitin 2016, por vetëm 4.5% të vlerës së përgjithshme të importeve, sipas zyrës statistikore të BE-së, Eurostat. Të dhënat tregojnë se SHBA-të janë një partner i madh tregtar i BE-së dhe në mes të shteteve anëtare Gjermania është eksportuesi kryesor i automjeteve. Në vitin 2016, BE ka eksportuar automjete me vlerë 192 miliardë euro. Importet llogariten 40% të kësaj vlere (77 miliardë euro), duke çuar në një tepricë tregtare në 128.2 miliardë euro të BE-së. Në vitin 2016 SHBA-të ishin destinacioni kryesor për eksportet e automjeteve në BE (25% e totalit), shumë më përpara Kinës (16%). Së bashku me Turqinë (7%), Zvicrën dhe Japoninë (si 5%), ata përbëjnë më shumë se gjysmën e tregut të jashtëm të BE-së. Më shumë se gjysma e importeve të automjeteve periferike në vitin 2016 erdhi nga Turqia (20%), Japonia (19%) dhe SHBA (14%). Në të njëjtën kohë Gjermania është importuesi më i madh i automjeteve vitin e kaluar, me rreth një të katërtën e vlerës së përgjithshme të importeve.

SHKARKO APP