Gjikos mund t’i ndalohet hyrja në Ishujt Maldive për shkak të keqtrajtimit të peshkaqenit

Reperit kosovar Asdren Gjikolli-Gjikos mund t’i ndalohet hyrja në shtetin e Ishujve Maldive, pasi në një video të publikuar në rrjetin social “Facebook”, shihet teksa keqtrajton një peshkaqen në një plazh të këtij ishulli.

Resorti “Kuredu” në Maldive ka njoftuar se reperi kosovar Gjiko është futur në listën e zezë të resortit, shkruajnë mediat vendore.

Resorti “Kuredu” ka bërë të ditur se ka njoftuar autoritetet e Ishujve Maldive për të marrë masa ndaj Gjikos, përcjell albinfo.ch.

Madje, njoftimin e kanë dhënë edhe në rrjetet sociale. “Mysafiri në fjalë është futur në listën e zezë të resortit për një kohë të pacaktuar dhe ne do t’i ofrojmë asistencë autoriteteve lokale nëse ata dëshirojnë ta ndjekin çështjen”, thuhet në një përgjigje të resortit “Kuredu” në rrjetin social “Facebook”.

Keqtrajtimi i peshkaqenëve ndalohet me ligj në Ishujt Maldive. Ky ligj është miratuar në vitin 2009.

Në video shihet Gjiko, duke nxjerrë një peshkaqen me grep, duke e hedhur në plazh.

SHKARKO APP