Gjithçka duhet të dini për trendet moderne të dekorimit të shtëpive

Të arredosh një apartament pa pasur ndihmën e një profesionisti, është mjaft e vështirë. Mirëpo, me një kërkim të detajuar të projekteve të ndryshme në rrjete sociale, secili prej nesh mund të krijojë një ide se si mund të riarredojë shtëpinë duke i dhënë një frymë pranverore. Më poshtë ju vijmë në ndihmë me këto këshilla arredimi:

-Respektoni proporcionet e shtëpisë

Nuk mund të vendosni orendi shumë të mëdha në një hapsirë të vogël. Përpiquni të zgjidhni mobilje dhe orendi që i përshaten përmasave të hapsirës që po arredoni.

Swiss Digital Desktop Reklama

-Vendosni sa më shumë pasqyra

Swiss Digital Mobile Reklama

Pasqyrat krijojnë iluzionin e thellësisë dhe vazhdimësisë. Përdorni muret pasqyrë për t’i dhënë hapsirës tuaj më shumë zgjerim.

-Shfrytëzoni cepat

Cepat e mureve janë hapsirat perfekte per vendosjen e dollapëve.

-Fshihni gjërat që s’ju pëlqejnë më

Një kuti me libra mund të jetë e përsosur për tu shndërruar në ndenjëse. Përpiquni të luani me këto detaje në mënyrë që t krijoni hapsirë dhe të shmangni orenditë e panevojshme.

-Përdorni larmishmëri ngjyrash

Përpiquni të përdorni ngjyra neutrale dhe qetësuese, të cilat nuk vjedhin menjëherë vëmendje.

-Vendosni lule
Lulet janë gjithnjë dekorues të rëndësishëm. Në forma të ndryshme, mund t’i vendosni kudo në shtëpi, kuzhinë, dhomën e gjumit apo tualet.

-Mos neglizhoni elementët tropikalë

Ngjyra jeshile kurrë s’do të ikë nga tendecat e dekoreve për shtëpinë, pasi ajo sjell paqe dhe shpresë. Kombinohet shumë mirë me ngjyrat e errta, duke filluar nga e zeza. Kjo ngjyrë mjaft relaksuese, do ta shndërrojë shtëpinë në natyrë qetësuese dhe freskuese, duke krijuar një ambient mjaft pranveror.

Përpos këshillave të mësipërme duhet të keni parasysh dhe shmangien e :

  • Dyshemeve shumëngjyrëshe, të cilat ishin shumë të preferuara përgjatë dekadës së kaluar, por ekspertët besojnë se s’do të konsiderohen më të bukura në të ardhmen.
  • Kavanozët që përdoren si vazo, mbajtëse a për çfarëdolloj synimi dytësor, nuk do të jenë më trend.
  • Roza pudër ka dalë nga moda prej kohësh dhe s’do të rikthehet. Njerëzit preferojnë të përdorin ngjyra neutrale si gri, bezhë dhe e bardhë.
  • Muret e verdha të shoqëruara me drita të ngrohta ishin goxha popullore gjatë viteve 2010, por jo më.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?