“Gjoks burri”, ja risia e kostumit për në plazh (FOTO)

Gratë e vajzat po mësyjnë dyqanet për të gjetur bikinit dhe kostumet e plazhit më të këndshme për të ekspozuar trupat në plazh gjatë pushimeve. Por, bota duket se ka shkuar shumë larg me kostumin e ri në përpjekje për të krijuar atë më të çuditshmin, më tërheqësin.

Duken çuditshëm në trupin e një biondeje me linja perfekte. Por një gjë është e sigurt, kushdo që e vesh do të jetë në qendër të vëmendjes. Për mirë apo për keq? Këtë nuk ua themi dot.

Kostume të tilla plazhi shiten në websajtin amerikan “Beloved Shirts” për 44 dollarë, raporton “Mirror”, sipas të cilës kostumi mund të gjendet në të gjitha madhësitë.

Në një postim në Instagram kompania shkroi “Bëni tag dikë që ka nevojë për një kostum të tillë, ne guxojmë (Ç’dreqin kemi bërë)?

Kompania dukej e pasigurt për atë që kishte realizuar, në mënyrë të papritur, kostumi duket se është mirëpritur nga gra dhe vajza të shumta.

SHKARKO APP