Gjykata detyron të paguajnë për asfaltin që nisi në kohën e Hitlerit
Një gjykatë në Dyseldorf urdhëroi disa pronarë shtëpish të paguajnë për një rrugë, ndërtimi i së cilës ka nisur në 1937-n. Në argumentet e dhëna prej saj, bëhet e qartë se rruga e filluar 80 vjet më parë, përfundoi vetëm në 2009-en me vendosjen e trotuareve. Kanalizimet e kullimit dhe dritat janë vënë gjithashtu vonë. Banoret që ndërtuan shtëpitë e tyre në këtë rrugë, sipas gjykatësit Stephan Barden, e bënë një gjë të tillë në kohën kur teknikisht, ajo ishte ende në zhvillim. Për rrjedhojë, duhet të paguajnë kostot e sipërfaqes së rrugës, së cilës media gjermane i ka vënë nofkën “Asfalti i Hitlerit”. Faturat e ndërtimit, që banorëve nisën t’ju dorëzoheshin fillimisht në 2013-en, janë konvertuar në euro nga Reichsmarks, markat e rajhut, monedha e përdorur në Gjermaninë naziste e janë përshtatur me inflacionin. Kostoja e asfaltit të kësaj rrugë besohet të mbërrijë tek 14 mijë euro për shtëpi. Fatura duhet paguar atëherë kur puna ka përfunduar, arsyetoi gjykatësi Barden dhe pavarësisht periudhës së gjatë kohore, ajo në vetvete është legjitime. Banorët nuk bënë rezistencë dhe e pranuan vendimin më shumë fisnikëri.