Godzilla ka një qytet rezident, Tokion
Monstra e shkatërrimit të qyteteve, Godzilla ka tashmë një qytet rezidencial.
Godzillës i është dhënë titulli zyrtar nga një lagje e Tokios, Shinjuku. Godzilla do të shërbejë edhe si ambasador në këtë distrikt.
Për të festuar emërimin, një hije e madhe e kokës së Godzillës ishte vendosur në krye një ndërtesës Toho të Shinjukut.
Në certifikatën që iu dha Godzillës, si datë lindjeje ishte vendosur 9 prill 1954, datë kur është publikuar edhe filmi i parë i vërtetë i Godzillës.
Arsyeja e dhënies së statusit rezident special ishte: Promovimi i argëtimit dhe në lagjen Kabuki-cho, duke tërhequr vizitorë nga e gjithë bota.